E jashtëzakonshme: Reperi serb lanson këngën ku feston miqësinë shqiptaro-serbe në Zvicër

Ajo që duket se është e vështirë, bashkëpunimi ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, tashmë ka ndodhur. Bashkëpunimi shqiptaro-serb, ndoshta nder të rrallët publikisht, ka ndodhur në Zvicër.


Më shumë së bashkëpunim, kjo po shihet si miqësi, diçka gati e pamundur në rrethanat aktuale.

Një serb, artist që merret me muzikë rep, e ka lansuar një këngën më 24 tetor të këtij viti të kënduar në gjuhën italiane, kjo pasi që në atë zonë të Zvicër, më konkretisht në Tiçino, flitet italisht, shkruan Ballkani.info.

“Qentë e lirë” është titulli i këngës ku reperi me prejardhje serbe, Aleksandar Milosavjelviq flet për miqësinë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Aki Aki është emri artistik i Milosavjeviqit, ndërsa në spot shihen flamurin shqiptar dhe ai serb.

Për këtë femomen të pa parë deri më tash, ka shkruar edhe mediat e Tiçinos, TicinoNeës.

“Emri i tij është Aleksandar Milosavljeviq dhe ai është një djalë i ri me origjinë serbe që jeton në Cadenazzo. Dhe sot, me emrin e Aki Aki, ai është shumë i popullarizuar tek të rinjtë e Ticino me singlin e tij “Cani sciolti”. Një rap ku festohet miqësia midis komunitetit serb dhe shqiptar që jeton në Ticino”, shkruan kjo media.

Kjo video tashmë ka tejkaluar 32 mijë shikime në YouTube dhe pritet të arrijë shifra të larta, pasi që bëhet fjalë për diçka të jashtëzakonshme.