×
  • Show Time
  • Show Time

    “E ke gjoksin si dërrasë” – moderatorja shqiptare ia tregon vendin ndjekësit

    Reporteri
    18 Shtator 2019 | 9:39

    Jonida Shehu ka lajmëruar rikthimin e emisionit “Soiree” në ekranin e “Top Channel”, me fillimin e sezonit të ri televiziv.


    Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet tepër pozitive dhe e gëzuar për rikthimin në punë dhe pamjen e saj të freskët.“Rikthimi në punë pas pushimeve ka edhe kënaqësitë e veta. Dhe unë me zor e kam pritur postimin e fotos me flokët gjithë shkëlqim e nuanca te mrekullueshme”, ka shkruar ajo krahas fotos.

    Dhe sigurisht është dikush që kapet pas detajeve të tjera në foto, dhe këtë herë një ndjekës ka komentuar gjoksin e moderatores.

    “Ok për flokun e kuptuam, po për gjoksin drras ç’a do bësh ti”, i ka shkruar ndjekësi, ndërkohë që moderatorja ia ka kthyer:

    “Do filloj të vras mendjen tani. Më fute në mendime”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!