×
  • Show Time
  • Show Time

    E mbështjellur me flamurin kombëtar, Dua Lipa paralajmëron ardhjen në Kosovë

    Reporteri
    21 Korrik 2019 | 11:08

    Këngëtarja Dua Lipa është prej këngëtareve shqiptare më të njohura në arenën ndërkombëtare muzikore, ajo me shifrat e ‘frikshme’ ka kaluar gjitha këngëtaret tjera duke korrur suksese me muzikën e saj e cila po dëgjohet gjithandej nëpër botë.


    Ka qenë babai i Duas, Dukagjin Lipa që ka paralajmëruar se edhe vajza e tij do të jetë pjesë e festivalit Sunny Hill, që është organizuar nga ai dhe do të mbahet me 2,3,4 gusht në Prishtinë.

    E së fundmi edhe vetë këngëtarja Dua Lipa ka paralajmëruar për ardhjen e saj.

    “Më pak se dy javë deri në fillimin e Sunny Hill Festival”: Ka shkruar këngëtarja e mbështjellur me flamurin kuq e zi, duke u treguar miliona ndjekësve të saj me krenari prejardhjen shqiptare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!