×
  • Show Time
  • Show Time

    E pyetën se si arrin të blejë ‘Rolex’ me rrogë gazetarie, Ilda Bejleri ia bën bajat komentuesit

    Reporteri
    22 Korrik 2019 | 13:26

    Ilda Bejleri e ka pranuar një pyetje pak më ndryshe nga ndjekësi.


    Moderatorja e njohur e sportit, Ilda Bejleri, në Instagram pranon shpesh pyetje të ndryshme.

    Shumica lidhen me jetën private e edhe raportin e saj me disa prej futbollistëve të njohur, e gjithë kjo duke pasur parasysh profesionin që e ka Ilda.

    E së fundmi dikush i ka bërë një pyetje krejtësisht tjetër. Një ndjekësi i interesonte ta dinte se kush po e financon atë pasi sipas tij me rrogë gazetarie nuk do të mund të blinte orë ‘Rolex’.

    “Sqarim: fakti që jam gazetare dhe padyshim paguhem shumë mirë, nuk do të thotë që nuk kam të ardhura familjare, për më tepër që gjyshja ime vjen nga një familje e vjetër “tironce” shumë e njohur e me tradita. Ps. Hera e parë që shpjegoj kaq shumë”, ka thënë Ilda.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!