E tmerrshme, Çun Lajçi tregon se si e kanë pështyrë derisa shiste librat e tij në sheshe

Aktori Çun Lajçi ka ndarë momente të këqija të cilat i kanë ndodhur teksa po shiste librat e tij nëpër sheshe, shkruan Reporteri.net.


Ai ka thënë se ka ndodhur që njdrëz të orkestruar e kanë pështyrë.

“Të betohem nuk më vyen asnjë njeri në këtë botë përveç Zotit dhe popullit. Popull të zbret edhe populli të ngritë. I kam thënë Edi Ramës zbrit poshtë ik prej kullave të qelqta. I kam thënë më Ramush e me Hashim. Zbritni ju VIPA se VIPA janë vetëm artistët e mëdhenj. Kanë me ju pështyrë siç më kanë pështyrë mua. Po si jo. Gjithçka më ka ndodhë. Kanë qenë njerëz të orkestruar prej bastardëve. Kishin dërguar njerëz të ndryshëm mem fy e me ma ulë autoritetin. Nuk jam konfrontu kurrë me askënd”, tha ai në emisionin e mëngjesit ‘Gjesi’ në T7.