×
  • Show Time
  • Show Time

    Ed Sheeran zyrtarisht artisti më i suksesshëm i dekadës

    Reporteri
    11 Dhjetor 2019 | 16:29

    Ai tashmë është kurorëzuar si një nga artistët më të mëdhenj në botë me të ardhura prej 65,000 pound në ditë.


    Tani ylli i pop-it, Ed Sheeran , 28 vjeç, ka një çmim tjetër për kryeveprat e tij, ai është artisti numër 1 i dekadës edhe në Britani.

    Në tableta “Official Chart Record Breaker “ 12 këngë të tij qëndruan në krye nga viti 2010 deri në 2019 dhe poashtu më së shumti javë (gjithsej 79).

    Hiti i Sheeran ‘Shape of You’ u emërua kënga më e madhe e dekadës pasi kaloi 14 javë në Nr.1 ​​në 2017 me më shumë se 4.5 milionë shitje, dhe dy këngë të tjera të tij ‘Thinking Out Loud’ dhe ‘Perfect’ janë në mesin e pesë këngëve të para të dekadës.

    Martin Talbot, shefi ekzekutiv, tha: ‘Ed me të vërtetë ka mbizotëruar këtë dekadë dhe është i denjët për këtë titull”.

    “Në fillim të dekadës ai ishte një djalosh i ri 18-vjeçar pak i njohur, por arritjet e tij që nga atëherë janë vërtet të jashtëzakonshme”.

    “Sot, ai është vendosur në nivelin e superyjeve më të njohur të muzikës globale.”, tha ai.

    Ndërsa Ed i falënderoj adhuruesit e tij për këtë arritje.

    ‘Faleminderit të gjithëve që më mbështetën gjatë dhjetë viteve të fundit, veçanërisht tifozëve të mrekullueshëm, vazhdojmë edhe dhjetë vite tjera ‘, ka shkruar Ed pasi mori vesh lajmin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!