×
  • Show Time
  • Show Time

    Edhe pas 418 rasteve, Labi akoma nuk beson në virus: Çelni sytë, po duan të na mbyllin sërish

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 17:50

    Në 24 orët e fundit është shënuar numër rekord i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë.


    Brenda 24 orëshit të fundit janë regjistruar 418 raste të reja me koronavirus, kurse katër persona humbën jetën.

    Por këto shifra duket se nuk i kanë bërë përshtypje këngëtarit dhe ish deputetit, Labinot Tahiri, shkruan Reporteri.

    Madje, në një postim në Facebook, Labi  i quan rrena duke thënë  se janë shifra të pasakta që jepen për të infektuarit si dhe për dënimet e qytetarëve.

    Postimi i plotë i Labit:

    “Shifra tê paskta të rasteve që i japin kinse me të semurë, apo infektime ku LABORATORËT PRIVAT nuk japin raportime vet e thanë ata që janë në ministrinë e shëndetsisë!!
    Shifra të pa sakta që i japin për denime ku i denojnë qytetarët , janë të pa sakta!

    Këta nuk po e din për 2 milion euro se si janë vjedhur dhe akoma janë në hetime e që dihet sakt se si janë vjedhur, e po e dinë se a jam unë apo ti me kovid a jo!!!

    RRENA TË TURPSHME VETËM ME E NENSHTURA NJE POPULL TË CILIT NUK I DALIN NË NDIHMË DHE ME KERCNIM ME MBYLLJE TOTALE!

    Skllaverimi nuk behet ndryshe!!

    QELNI SYTË MIRË SE BILL GATES NUK KUJDESET PËR JETËN DHE SI TË JETOJË FEMIJU JUAJ.

    Labi- Kosovë e Shqipêrisë!”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!