×
  • Show Time
  • Show Time

    Egzona e pëlqen Donaldin? Reagon për herë të parë motra e saj

    Reporteri
    26 Janar 2022 | 16:32

    Ditëve të fundit, afrimiteti mes Donaldit dhe Egzonës është përfolur gjatë në rrjete sociale, derisa ata dyshojnë se moderatorja ka një pëlqim për aktorin Veshaj.

    Madje, në bazë të komenteve në rrjete sociale, Egzona Rafuna është banorja më pak e pëlqyer në publik, e gjithë kjo për shkak të sjelljeve të saj ndaj Donaldit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Por, në një lidhje direkte në emisionin “Breaking”, motra e Egzonës, Valmira Rafuna mohoi çdo gjë sa i përket raportit të dy banorëve në Big Brother.

    Ajo tha se nuk sheh ndonjë hapësirë apo interpretim për diçka më shumë vetëm si miq.

    Kujtojmë se Egzona dhe Tani janë në nominim për këtë javë dhe rrezikojnë të largohen të premten nga shtëpia e Big Brother VIP./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!