×
  • Show Time
  • Show Time

    Egzona Rafuna, banorja e cila e quajti ‘vëlla’ Dj Dagzin, por që e tradhtoi për Donald Veshajn

    Reporteri
    19 Janar 2022 | 11:59

    Egzona Rafuna ka dy javë që ka nisur aventurën e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

    Me t’u futur në shtëpi, Egzona menjëherë u pozicionua në anën e Donaldit, e madje nuk munguan as rastet kur ajo provonte t’i jepte informacione nga jashtë atij, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Rafuna qysh në ditët e para ka bërë të ditur se nga gjithë banorët që ishin aty, njeh Arjolën dhe Dj Dagz shumë mirë, e madje këtë të fundit kishte shoqëri për vite me radhë.

    Por, mbrëmë, banorja nga Kosova e tradhtoi Dj Dagz-in vetëm për t’i dalë në ndihmë Donaldit, gjë për të cilën e kritikoi edhe Arbana Osmani mbrëmë gjatë spektaklit.

    Në një zingjir të nisur nga Beatrixa, Egzona Rafuna nga Kosova nuk shpëtoi nga nominimi mikun e saj më të mirë të cilin e quante edhe vëlla, Dj Dagz-in, e i cili më pas shkoi në nominim me të dashurën e tij, Einxhel Shkirën.

    Tradhtia që ajo i bëri u komentua edhe nga një pjesë tjetër e banorëve, derisa edhe publiku ka shpërthyer me komente nga më të ndryshmet pas saj, të cilët po e cilësojnë si të fiksuar pas Donald Veshajt./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!