×
  • Show Time
  • Show Time

    Gresa Behluli shtatzënë për herë të parë

    Reporteri
    21 Korrik 2021 | 19:50

    Gresa Behluli dhe Lulzim Ibrahimi po bëhen prindër për herë të parë.


    Dy vite pas martesës këngëtarja po shijon periudhën më të mirë të jetës së saj.

    Burime të afërta me këngëtaren bëjnë të ditur për Gazetën Online “Reporteri.net” se Gresa Behluli është shtatzënë.

    Po i njëjti burim bën të ditur se është vet këngëtarja ajo e cila ka zgjedhur të mos e bëjë publike.

    “Po, Gresa është shtatzënë. Arsyeja pse ajo nuk po e bën publike është se nuk po dëshiron që mediet të merren me të”, ka thënë ky burim i afërt me këngëtaren për Gazetën Online “Reporteri.net”.

    Kujtojmë se në vitin 2019 Gresa Behluli dhe Lulzim Ibrahimi i dhanë fund beqarisë, duke kurorëzuar lidhjen e tyre disa vjeçare me martesë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!