×
  • Show Time
  • Show Time

    EKSKLUZIVE: Zbulohet e dashura e Qëndron Kastratit – njihuni me vajzën që ia rrëmbeu zemrën Kryetarit të Kamenicës

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 19:30

    Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati prej vitesh është në lidhje dashurie.


    Burime të afërta pranë çiftit bëjnë të ditur për Gazetën Online “Reporteri.net” se vajza e cila i’a ka rrëmbyer zemrën quhet Bubulinë Syla.

    Po i njëjti burim tregon për Reporteri.net se Qëndroni dhe Bubulina ka vite që janë në lidhje dashurie, duke kaluar me sukses edhe provën e largësisë, duke qenë se kjo e fundit për një periudhë të gjatë kohore ka qenë jashtë vendit për studime, saktësisht në Vjenë të Austrisë.

    Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka siguruar edhe një fotografi të Qëndronit dhe Bubulinës, së bashku.

    Qendron Kastrati, Bubulina Syla

    Për jetën e tij private, për herë të parë, Qëndron Kastrati foli në shtator të vitit të kaluar, por gjithmonë duke mos zbuluar identitetin e të dashurës.

    “Jam në lidhje dashurie, por vajza në fjalë studion jashtë”, ishin fjalët e tij, në një intervistë televizive, derisa fliste për Bubulinën, pa e zbuluar se kush është ajo.

    Jeta private e personave publik, në çdo vend të botës përcjellët pothuajse po aq sa ajo publike, dhe duke qenë se Qëndron Kastrati është kryetar i një komune dhe figurë e njohur politike në Kosovë, Gazeta Online ‘Reporteri.net’ e ka parë të arsyeshme ta raportojë këtë lidhje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!