Eli Fara kujton martesën, do habiteni me deklaratën e saj

Ajo sot është një nga këngëtarët më të mira të muzikës popullore. Fjala është për Eli Faran.


Ajo së fundmi nga mediat në Shqipëri është pyetur se si i kujton ditët e para të martesës së saj asokohe, në shtëpinë e ish-bashkëshortit.

“Unë isha në shkollë kur u martova. Janë ca historira që nuk thuhen, por mbaj mend që isha shumë e turpshme dhe nuk haja bukë. Nëse nuk më jepnin të haja, rrija pa ngrënë”, habiti me deklaratën e saj.

Eli Fara ndër të tjera ka folur edhe për kohën kur punonte mësuese, me ç’rast ka deklaruar se djemtë i mbante pak më shumë me hatër se vajzat sidomos ata çapkënë, ndonjëherë vinte edhe katra, por nuk e tepronte.

Hartimi që i ka bërë më shumë përshtypje ka qenë i një nxënëseje që e përshkruante mësuese Elin, të bukur dhe me thonj të gjatë.

“Në vitet `80 mbajtja e thonjve të gjatë në Shqipëri konsiderohej shumë moderne për kohën dhe ndaj më ka mbetur në mendje”, ka kujtuar Eli Fara.