×
  • Show Time
  • Show Time

    Elis- Repartisi më i ri në estradë

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 20:42

    Është rep- artisti i ri, ELIS që ka debutuar në tregun e show bizit, ai i cili e ka plotësuar edhe më shumë këtë trend duke ardhur me këngën e re “50 thirrje” duke repovat 3.36 minuta pa ndal.


    Elis sjell për audiencën e gjerë shqiptare hitin e titulluar “50 Thirrje” me çka po synon edhe debutimin e tij në estradë.

    Klipi është xhiruar nga Besart Gashtit dhe edituar nga vet artisti ku duket të jetë goxha mirë i lidhur me këngën e cila ka një ritëm të kapshëm për veshin e që të ngulitet në kokë shpejt.

    Teksti i këngës është shkruar dhe përpunuar nga vet artisti derisa kënga është bërë publike në YouTube më datën 26 nëntor të këtij viti.

    Për një periudhë kaq të shkurtër kohore, ai kanë arritur të kap një numër të mirë të shikimve çka tregon se debutimi i Elis në tregun shqiptar është duke ndodhur.

    Artisti, ka nisur ta dëshmojë vetën se ka talent në muzikë tasht sa kohë duke publikuar në storie kohë pas kohe në faqen e tij në instagram demo nga studio e tij muzikore ku ka lënë interes për fansat e tij të presin me padurim dhe video klipin e tij me këngën e fundit.

    Vlen të theksohet se ai deri më tani ka marrë komente të shumta pozitive dhe është duke shkuar hapave të sigurte për sukses.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!