×
  • Show Time
  • Show Time

    Emocionuese: Çfarë bëri që Mevlani bashkë me të gjithë të shpërthenin në lot

    Reporteri
    07 Maj 2021 | 20:59

    Surpriza për Mevlanin nga mamaja e tij i ka bërë të gjithë që të përloten në këtë puntatë të Për’Puthen.


    Përmes një videoje mamaja e tij tha se djali është larguar nga vendi për të punuar jashtë qëkur ishte i vogël.

    “Mevlani është djali im i parë, pas lindjes së tij më vdes babai im. Ishte i vogël për të marrë rrugët e kurbetit por gjendja e bëri. Kam bërë dy operacione dhe kur sëmurem ai është kujdesur gjithmonë për mua. E ka thënë gjithmonë që se dua jetën po se pata mamin. Kur ishte në Gjermani dhe nuk i dilja në telefon ia bënte që më jep mamin në telefon. Unë e respektoj zgjedhjen e tij, po të jetë i lumtur ai unë do të jem më e lumtura e botës. Për Ledjanën më duket vajzë e edukuar”, tha mamaja e Mevlanit.

    Të gjithë janë përlotur përfshirë moderatoren Borën, Mevlanin, Ledjanën apo Shkëlqimin.

    Mes lotësh Mevlani ka dhënë një mesazh për nënën e tij duke thënë se të gjitha lotët do të t’ia kthejë në buzëqeshje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!