“Ëndërr e realizuar”, kush është këngëtarja e famshme që do të prezantojë “Këngën Magjike”, krah Ardit Gjebreas

Këtë vit këngëtarja shqiptare që do të prezantojë ‘Këngën Magjike’ së bashku me Ardit Gjebrean do të jetë Marsela Çibukaj.


Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë moderatori në rrjetin e tij social ‘instagram’.Ai ka postuar një foto me këngëtaren e famshme me mbishkrimin “Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të Kënga Magjike 2021! Marsela Çibukaj, mbi të gjitha artiste!

Këngëtarja e ka shpërndarë postimin në profilin e saj dhe ka shkruajtur: Një ëndërr që realizohet! Një privilegj dhe një emocion unik. Do të jetë vërtetë plot magji për mua kjo kënga magjike 2021 ka shkruar ajo.