×
  • Show Time
  • Show Time

    Eni Koçi flet për herë të parë për raportin që ka me djalin e Genc Prelvukajt, Gjinin

    Reporteri
    18 Korrik 2021 | 16:33

    Eni Koçi ka vite që është në lidhje dashurie me Genc Prelvukajn.

    Por, ndonëse Genci ka qenë i martuar dhe ka një djalë nga martesa e parë, këngëtarja ka treguar se ka raporte të mira me Gjinin, shkruan Reporteri.net.

    “Kam raporte fantastike. Pavarësisht të kaluarës fëmija është bekim. Jeta është e shkurtër , dhuroni vetëm dashuri. Nëse e doni partnerin tuaj, do e pranoni dhe do doni të gjithë familjen e tij pa përjashtim”, ka shkruar Koçi.

    Këngëtarja gjithashtu ka zbuluar se njohja me Gencin ka ardhur nga një koncert në Amerikë.

    “Me Gencin jemi njohur në një turne në Amerikë. Të them të drejtën në fillim më është dukur shumë mendjemadh dhe i thashë Gretës “Obobo si do e shtyjmë në turne, ky as muhabet s’do na bëj” dhe përgjigja e Gretës ishte: “Eha sa e vret mendjen, sikur do bëjmë krushqi me të, por përfundimin e dini besoj”, ka qenë përgjigjja e këngëtares.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!