Era Istrefi merr vaksinën kundër COVID-19

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është emër shumë i suksesshëm në estradë.


Ajo kohën e fundit nuk ka qenë aktive me këngë të reja, ndërsa fansat presin me padurim të rikthehet me këngë të re.

Përmes një videoje në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Era bëri të ditur se ka marrë vaksinën kundër COVID-19.

Ajo publikoi videon për të treguar gjithë procesin e vaksinimit, ndërsa në fytyrë po e mbante një maskë dhe kapele.

Por, artistja nuk preferoi të tregonte se në cilin vend e mori vaksinën.