Era Istrefi për Vjosa Osmanin: Nuk mund të isha më krenare

Vjosa Osmani është presidentja e dytë grua, pas Atifete Jahjagës.


Zgjedhjes së saj si shefe e shtetit, iu gëzua edhe Era Istrefi e cila është vetëm njëra nga të famshmet që shprehu gëzimin në rrjete sociale, njofton Klan Kosova.

Këngëtarja ndau fotografi nga biseda që e zhvilloi pak muaj më parë me Osmanin, poshtë së cilës shkroi: “E ardhmja do të jetë e ndritur, urime për Kosovën, nuk mund të isha më krenare”.