×
  • Show Time
  • Show Time

    Era Rusi publikon këngën e re dedikuar tragjedisë së Shqipërisë

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 10:32

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Rusi, ka realizuar një këngë që i dedikohet tragjedisë që Shqipërisë, ku tërmeti i 26 nëntorit mori jetën e 51 personave.


    Ajo ka bashkuar forcat me këngëtarin Ylli Baka, ndërsa projekti i tyre mban titullin “Në emër të shpresës”.

    Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, përmes të cilit pasqyron ngjarjen e fundit në shtetin amë.

    “Ne nuk mund të ndalojmë katastrofat e natyrës. Por, mund të bëjmë secili diçka për të minimizuar dëmet… dhe të gjithë bashkë mundemi të bëjmë ndryshime të mëdha”, shkruan telegrafi.

    “Ky bashkëpunim erdhi pas tërmetit plot pasoja të 26 nëntorit 2019. Të ardhurat nga klikimet e këtij projekti do t’i shërbejnë një kauze të rëndësishme. Mirëqenien e një fëmije të mbijetuar, i cili ka nevojë për arsim, si mënyra e vetme ndaj një jetese të sigurt”, është shkruar në hyrje të kësaj kënge.

    Projektin tanimë mund ta gjeni në platformën YouTube dhe mbetet vetëm kontributi juaj në klikime në mënyrë që të mbledhin sa më shumë para për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!