×
  • Show Time
  • Show Time

    Ermali tregon pse nuk e bëri pjesë të filmit Kejvinën

    Reporteri
    26 Janar 2020 | 23:12

    Ermal Mamaqi në emisionin “ThumbON” në TV Ora ka treguar dhe historinë e audicioneve me Kejvina Kthellën për filmin “I Love Tropoja”.


    Ai shprehet se Kejvina duhet të vinte të merte pjesë në audicione për të vendosur nëse e kalon apo jo këtë fazë për të marrë rolin që i takon, por ajo së bashku me Oriolën ikën në Dhërmi dhe i harroi audicionet.

    “Kejvina ishte një nga vajzat që duhet të bënte audicionin, por ajo iku pak me Oriolën edhe nuk e di ku piu dhe nuk u zgjua dot. I them o Kejvina a do vish në audicion se po presim e me thotë “o zemra po dje ndejtëm vonë se jam Dhërmi, po hajd se mos vi pasdite”.

    Prita një ditë, dy ditë edhe e marr prap në telefon e i them po hë moj gocë a do vish? E më thotë “lali ne jemi në Ibizza tashi” dhe i thashë mirmbrëma dhe natën e mirë”, shprehet Ermal Mamaqi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!