×
  • Show Time
  • Show Time

    “Është një gjë shumë e bukur” – Kiara i premton Luizit një befasi brenda shtëpisë së famshme

    Reporteri
    18 Mars 2023 | 12:35

    Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u bënë çifti i parë që u krijuar në edicionin e këtij viti të Big Brother VIP Albania.

    Dyshja prej javësh kanë nisur një lidhje dashurie brenda shtëpisë së famshme dhe tashmë romancë po e shijojnë para një publiku të madh nga të cilët ndiqen vazhdimisht.

    Por, nga një pjesë e madhe e fansave lidhja e tyre shihet me dyshime kjo pasi në këtë raport është këngëtari shkodran që shihet më I përkushtuar ndaj moderatores.

    Kjo nisur edhe nga shumë befasi dhe dedikimi që Ejlli ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe për Titon, dhe njëjta gjë nuk mund të thuhet për bukuroshen e ekranit.

    Megjithatë një befasi nga Kiara pritet në ditët në vazhdimi pasi këtë ajo ia ka premtuar Luizit gjatë një diskutimi që kanë bërë mbrëmë (e premte).

    Kiara tha se diçka shumë e bukur po e pret atë, por pavarësisht insistimit të Luizit ajo nuk ka zbuluar detaje.

    “Do të kënaqesh ti nga një gjë e bukur, kaq të them nuk të them më shumë, do të ndodhë këtu (në shtëpi), është një gjë e bukur por nuk e them dot, nuk flas më e kam bërë unë për ty nëse do e kalosh nominimin”, u shpreh Kiara.

    Ndërkohë, kujtojmë që në mesin e befasive që Luizi ka bërë për Kiarën në BBVA është edhe këngën dedikim “Me ty” që tashmë ka grumbulluar mbi nëntë milionë klikime në YouTube.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!