×
  • Show Time
  • Show Time

    Eskalon edhe Gold AG, e ofendon rëndë ambasadorin kosovar në Francë

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 14:07

    Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, ka qenë cak i reagimeve të shumta së fundmi në lidhje me një lajm që ai shpërndau në rrjetin social Twitter.


    Reperi i cili ndër vite ka dëshmuar se është një mysliman i devotshëm dhe ka realizuar shumë këngë me motive fetare, ka bërë një shkrim për ndjekësit e tij në InstaStory, duke mos hezituar ta quajë edhe “gomar” ambasadorin aktual.

    “Qëndrim gomari, ambasador në Francë paska fy profestin tonë Muhamedin A.S. Lus Ministren e Punëve të Jashtme, motrën Haradinaj, që sa më parë ta shkarkojë, dhe kur të kthehet në Kosovë le të merret drejtësia me të. Qëndrim ‘llaskuci’ kur e përfaqëson një popull mysliman atje e ja fyen profestin atëherë Zoti ta dashtë hakun ashtu siç ke kërkuar. Marre të qoftë”, ka shkruar Gold AG në InstaStory.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!