Fationi fton për datëlindje konkurentët e ‘Për’puthen’, mungon Ana

Fationi i ‘Për’puthen’ ka festuar datëlindjen gjatë ditës së djeshme.


Ai ka organizuar një party për datëlindje me ç’rast kishte ftuar konkurrentët e ‘Për’puthen’, autoren e emisionit Olsa Muhametin si dhe analistin Arjan Konomin.

Tea Trifoni, Ana Kauri, Andi Artani, Jasmin Kadriu, Atdheu, Sara, Shqipe Hysenaj ishin disa nga konkurentët që morën pjesë.

Ajo që bëri përshtypje ishte mungesa e Ana Lleshit e cila mandje nuk i’a uroj fare datëlindjen.

Fationi dhe Ana ishin çifti që pëlqeheshin shumë gjatë kohës sa ishin brenda ‘Për’puthen’, por siç duket gjërat kanë ndryshuar dhe çifti nuk flasin më bashkë.

Ndërkohë kohëve të fundit Fationi po përflitet për një lidhje me Tean, shkaku i disa komenteve të bëra me njëri-tjetrin.