Faton Shoshi merr në menaxhim një talente të re

Faton Shoshi merr nën menaxhim edhe një artiste të re e cila është duke bërë bujë nëpër rrjete sociale.


Faton Shoshi njëri prej emrave menaxher më të përmendur, shumë shpejt do të marrë në duar edhe një artiste të zhanrit HipHop e cila tashmë vec ka bërë bujë me talentin e saj në rrjete sociale.

Është kjo prishtinasja Rinesa Qeriqi e njohur si “Balkanest” e cila me disa postime të saja ka bërë për vete shumë njerëz, e që sigurisht nuk i ka ikur as Fatonit i cili tashmë njihet për menaxhimin e artistëve të këtij zhanri.

Ajo së fundmi ka postuar një ‘instastroy’ ku ka thënë “numri qe kerkoni nuk eshte ne disp. Ju lutem kontaktoni menagjerin @Fatonshoshi” e këtë e ka ripostuar edhe Fatoni duke e kthyer “soon🔥👸🏽”, e kjo na bënë të ditur se dicka e re po vjen shumë shpejt nga ata.

Përndryshe në  postimet e “Balkanest”  mund ta shihni talentin e saj.