×
  • Show Time
  • Show Time

    Fejohet Jennifer Lopez

    Reporteri
    10 Mars 2019 | 15:50

    “Dashuria e Jennifer Lopezit nuk kushton asgjë” – vetëm një unazë! Këngëtarja dhe aktorja e njohur është fejuar me ish-lojtarin e MLB, Alex Rodriguez, gjë të cilën lojtari e njoftoi nëpërmjet Instagramit të shtunën.


    “Ajo tha po”, ka shkruar 43 vjeçari, si titull në një foto ku shihet dora e tij dhe e Lopezit, në gishtin e së cilës dallohet dukshëm një unazë fejese me një super diamant.

    Lopez ndau gjithashtu fotografinë në Instagramin e saj, duke përfshirë tetë emotikone zemra të zeza në titullin e saj.

    Benny Medina, menaxher prej kohësh i Lopezit, gjithashtu konfirmon lajmet, ndërsa përfaqësuesi i Rodriguezit, Ron Berkowitz tregon tha për revistën “People”: “Ata janë me pushime dhe u fejuan sot”.

    Sipas një burimi të brendshëm, Rodriguez e bëri propozimin gjatë pushimeve të tyre në Bahamas.
    “Gjithkush është super i lumtur për të dy ata”, tregon një mik i çiftit për “People”./oranews

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!