×
  • Show Time
  • Show Time

    Fifi bëhet pjesë e labelit ‘Threedots’ të Florit

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 19:24

    Këngëtarja FIFI tashmë do jetë dhe më pranë këngëtarit Flori Mumajesi. Arsyeja nuk është ndonjë lidhje mes tyre siç u raportuar disa here në media, por se ajo është bërë pjesë e labelit “Threedots”.

    Këngëtarja prej vitesh është pjesë e shtëpisë diskografike “Max Production”, por sipas “Iconastyle”, Fifi ka braktisur bashkëpunëtorët e vjetër.

    Në një intervistë të dhënë pak muaj më parë teksa është pyetur se nëse do të jetë pjesë e Threedots, Fifi është përgjigjur:

    “Po, nuk i dihet”, dhe tashmë në bion e saj të ‘Instagramit’ ku ajo gjithmonë mbante emrin e ‘Max Production’ është vënë re që Fifi e ka hequr atë duke treguar kështu se nuk është më nën menaxhimin e kompanisë së njohur. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!