×
  • Show Time
  • Show Time

    Fjolla Morina bëhet “banorja” më e re e Kukësit

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 11:02

    Këngëtarja e njohur Fjolla Morina doli sot para gjykatës së ku u noh me masën e sigurisë.


    Gjykata e Kukesit dha masen e sigurise ‘arrest shtepie” per Fjolla Morinen ndërsa u hodhën poshtë zërat se ajo kishte qenë shtatzënë.

    Avokatja deklaroi se “Fjolla Morina u dërgua dy herë në maternitetin e Kukësit dhe dy mjeke gjinekologe kishin vërtetuar se Morina nuk ishte shtatzënë”

    Por për zbutjen e masës së arrestit është marrë parasysh vajza 5 vjeçare e kengetares e cila është e vetme në shtëpi.

    Morina do të jetojë në një apartament me qera që do e marrë në Kukës, afër gjykatës.

    Së bashku me të për masë eshte edhe biznesmeni nga Kosovar që jeton në Belgjikë Fysnik Syla si dhe shoferi i këngëtares, Fitim Muji. Të dy u lanë në arrest me burg 30 ditë, kohë brenda së cilës do bëhet një ekspertizë balistike për të vërtetuar nëse ka gjurmë kapilare të dy të arrestuarve në armën e gjetur në çantën e Morinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!