×
  • Show Time
  • Show Time

    Fjolla Morina vesh fustanin e bardhë, martohet në arrati me Fisnik Sylën

    Reporteri
    06 Mars 2021 | 10:38

    Që nga janari, Fjolla Morina është në kërkim nga policia shqiptare, pasi këngëtarja theu arrestin e shtëpisë, ku duhej të kalonte dënimin e saj. Policia e Kukësit kishte marrë informacione që Fjolla ishte arratisur nga shtëpia dhe menjëherë u nis për në banesën e saj për një kontroll dhe aty u kuptua se nuk kishte brenda asnjë person.


    Pas kësaj ngjarje Gjykata e Kukësit ndryshoi masën nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”. Mirëpo pavarësisht problemeve aktuale me drejtësinë shqiptare, Fjolla ka gjetur sërish mundësinë për të zyrtarizuar dashurinë e saj me Fisnik Sylën. Dyshja e njohur janë martuar, ndërkohë që Fjolla ka qenë në kërkim nga policia.

    “Prive” ka mësuar se Fjollla dhe Fisniku i kanë thënë “PO” njëri-tjetrit në pushimin që kanë pasur për Shën Valentin, 14 shkurt. Madje këngëtarja ka veshur edhe fustanin e bardhë, por këtë ngjarje ka vendosur ta mbajë vetëm për vete e të mos e ndajë me publikun.

    Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua në 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete së bashku me Fisnikun. Këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip ‘Audi’ ndërsa i është gjetur një armë në çantë dhe një në bagazh. Për shkak të kësaj ngjarje të bujshme u zbulua edhe lidhja e saj e fshehtë me Fisnikun.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!