×
  • Show Time
  • Show Time

    Flaka Krelani vazhdon të vërë në pah ndryshimin drastik të pamjes me flokë të shkurtra, ndërsa shijon jetën e re amerikane

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 13:07

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, duket se po e shijon si më së miri jetën e saj të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    Ajo është zhvendosur në New York me shpresën për të prekur ëndrrën amerikane, në tentim për të zhvilluar një karrierë të re atje.

    Flaka ndërkohë po tregohet mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

    Së fundmi, këngëtarja nga Gjakova i befasoi të gjithë kur u shfaq me stil të ri të flokëve, duke marrë një pamje krejt tjetër me flokë të shkurtra.

    Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, Krelani është shfaqur mjaft atraktive rrugëve të Chinatown në New York.

    E veshur me xhinse, një xhup të zi dhe xhaketë të zezë, këngëtarja është dukur mjaft atraktive ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta përbri fotografisë.

    Flaka përndryshe shënoi së fundmi edhe suksesin e parë përtej oqeanit, duke pozuar në ballinën e revistës së njohur njujorkeze, “My New York”, ku me ç’rast dha edhe një intervistë mbi karrierën e saj artistike në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!