×
  • Show Time
  • Show Time

    Flet vëllai i Loredanës: Këto janë rrena të atyre që na kanë inati

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 17:36

    Përmes një videoje, vëllai i Loredanës ka reagaur pas lajmeve për arrestimin e motrës së saj.


    Loredana Zefi është arrestuar mbrëmjen e së martës nga autoritetet zvicerane.

    Ajo dhe vëllai i saj, akuzohen nga një çift zviceran Petra dhe Hans për mashtrim, detyrim dhe kërcënim.

    Vëllai i Loredanës, Bekim Zefi ka reaguar përmes një videoje në Instagram, ku thotë se nuk janë të vërteta ato që po shkruhen në medie.

    “Po të ishte kjo krejt e vërtetë çka po shkruhet në medie, unë nuk do të isha sot në liri më 8 maj 2019. Këto janë rrena, këto janë fjalë të fëlliqta. Ata që na kanë inati”, tha ai.

    Kujtojmë se Loredana u akuzua se ia kishte marrë 700 mijë franga çiftit zviceran, mediet e huaja raportojnë se rep-artistja është liruar pas marrjes në pyetje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!