×
  • Show Time
  • Show Time

    Formula 1 publikon kalendarin për 8 garat e para

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 12:56

    Sezoni i Formulës 1 i vitit 2020 është gati të fillojë më 5 korrik me Çmimin e Madh të Austrisë, i pari nga tetë garat evropiane me dyer të mbyllura në 10 javë.


    Pas muajve të anulimeve dhe shtyrjeve, sporti i adrenalizuar ka zbuluar një kalendar të parakohshëm për t’u rikthyer në gara.

    Orari i ri përmban tetë gara në gjashtë qarqe, me dy fillimisht në Austri (5, 12 korrik) dhe Silverstone (2, 9 gusht), përcjell lajmi.net.

    Ngjarjet e tjera në kalendar janë ato në Hungari (19 korrik), Spanjë (16 gusht), Belgjikë (30 gusht) dhe Itali (6 shtator).

    Tetë garat janë minimumi i nevojshëm për një kampionat botëror, megjithëse F1 thotë se ‘garat e mëtejshme do të shpallen në javët e ardhshme’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!