×
  • Show Time
  • Show Time

    Fushatë kundër teksteve që e paraqesin femrën si objekt seksi, artistët kritikohen ashpër

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 20:18

    Femrat shpesh paraqiten si objekt seksi në projektet muzikore të artistëve shqiptarë.


    Emra të njohur të estradës ndër vite kanë qenë aktiv në publikimin e projekteve muzikore me të cilat marrin një numër të madh klikimesh, shkruan lajmi.net.

    Në shumicën prej tyre, në fokus të veçantë femra trajtohet si objekt seksi. E padyshim që e gjithë vëmendja është tek tekstet e këngëve në të cilat femrat trajtohen në masë të madhe si objekt seksual.

    Lidhur me këtë, disa studente të Universitetit të Prishtinës, dega-Gazetari, kanë realizuar një fushatë sensibilizuese ku shfaqet kundër teksteve që paraqesin femrën si objekt seksi.

    Në vazhdim ua sjellim videon në të cilën mund t’i shihni edhe disa projekte muzikore të cilat i kanë përzgjedhur për t’i lidhur me temën.

    https://www.facebook.com/flaka.zogu/videos/3090031981091778/

    Reagimet ishin të shumta, e vajzat gjetën mbështetje të madhe.

    Poshtë videos së realizuar nga studentet, ua sjellim edhe disa projekte muzikore në të cilat femra është trajtuar si objekt seksi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!