×
  • Show Time
  • Show Time

    Gati skenari për kthimin e personazhit Santiago Munez në filmin e famshëm ‘Goal 4’

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 21:03

    Atkori Kuno Becker, i cili e luajti rolin e legjendës Santiago Munez në filmat “Goal!”, tani ka zbuluar se ai e ka shkruar skenarin për një film të katër në këtë seri.


    Filmi i parë Goal!, i lansuar para 15 vjetësh, e ka për temë historinë e meksikanit, i cili kalon nga një emigrant ilegal që punon në një restorant kinez në Los Angeles te një lojtar i Newcastle United dhe shënon para mijëra tifozëve në St. James’ Park, transmeton Express.

    Historia e Santiago Munezit vazhdon të rrëfehet edhe në filmat e radhës të kësaj serie, ku ai vazhdon me transferimin në Real Madrid, ku luan për krah Galaktikëve – David Beckham, Zinedine Zidane, Raul e Ronaldo.

    Filmi i tretë i kësaj serie i kishte zhgënjyer tifozët e futbollit, mirëpo Becker, i cili tani e ka kompaninë e vet të produksionit të filmave, e ka marrë përgjegjësinë vetë për ta shkruar skenarin e filmit të katërt.

    42-vjeçari dëshiron që tifozët ta ndjekin edhe hapin e radhës në rrugëtimin e Munezit, mirëpo ai e kupton se do ta ketë të vështirë ta realizojë këtë dëshirë.

    “Unë e kam shkruar një skenar për Goal 4. Partnerët e mi në kompaninë time mendojnë se është i mrekullueshëm”, ka thënë Becker.

    “Nuk e shkruajta vetë, por me disa skenaristë. Është një histori që i përshtatet dy filmave të parë, sepse i treti ishte shumë i keq dhe nuk kishte fare drejtim”.

    “Por ata po mendojnë për paratë sa u përket të drejtave të filmit, që është mënyra e gabuar për të menduar për një film. Ne duhet t’i besojmë njëri-tjetrit dhe nëse do të ketë sukses, gjithçka tjetër vjen si rezultatet i kësaj”.

    “Njerëzit që i kanë të drejtat e filmat po thonë “Nëse ne nuk paguhemi kaq shumë para…”. Nëse po mendoni kështu, atëherë, dreqin, do ta shkruaj një tjetër film dhe do të bëj diçka tjetër”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!