×
  • Show Time
  • Show Time

    Gazetari australian rezulton pozitiv për koronavirus pasi u takua me aktoren Rita Wilson

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 17:32

    Një gazetar i programeve argëtuese në Australi dyshon se e mori koronavirusin nga aktorja Rita Wilson pasi e takoi dy herë më parë këtë muaj.


    Richard Wilkins nga Nine Network tha që ai zbuloi të dielën që ai iu nënshtrua testeve për sëmundjen. Ai iu nënshtrua testit sepse u takua me Wilson në 7 Mars dhe 9 Mars.

    Wilson dhe burri i saj, Tom Hanks, zbuluan javën e kaluar se ata të dy rezultuan pozitivisht në testin për koronavirusin, deria ishin në Australi dhe do të qëndronin atje në izolim gjatë kohës që marrin trajtimin.

    Ne po supozojmë se kjo është nga Rita,” tha Wilkins për Nine Network. “Mund të mos jetë. Të gjithë kanë thënë se mund të jetë dikush, kudo, në çdo kohë, e tillë është përhapja e kësaj gjëje.

    Ai shtoi: “Unë isha duke biseduar me të dhe kjo është ndoshta supozimi im më i mirë për atë që ndodhi.

    Wilkins është redaktori i programit argëtues për Nine Network. Takimi i tij i parë me Wilson erdhi në Shtëpinë e Operës në Sidnei, ndërsa e dyta erdhi në studion e rrjetit të tij në Sidnej dy ditë më vonë./Reporteri/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!