×
  • Show Time
  • Show Time

    Gent Fatali tregon nëse është martuar në fshehtësi

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 9:35

    Këngëtari shqiptar, Gent Fatali, prej disa vitesh është në lidhje me bukuroshen e quajtur, Rozafa.


    Madje, çifti më parë u aludua se janë martuar në fshehtësi ndonëse kjo gjë nuk u bë e ditur asnjëherë.

    Reperi i njohur së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Shiko kush Luan” dhe në mesin e disa pyetjeve në njërën prej sfidave nuk mungoi një tillë edhe për partneren e tij.

    “Lart e poshtë flitet se ti dhe Rozafa tashmë jeni celebruar në fshehtësi, sa i vërtetë është ky lajm që kemi mësuar, nëse jo të paktën dhuroi një puthje nga fotoja në tabelë”, ka qenë pyetja drejtuar Fatalit.

    Krijuesi i hitit “Na vjen dita” u shpreh se ky lajm nuk është i vërtetë dhe dyshja nuk janë celebruar në fshehtësi.

    Sa i përket karrierës, Genti të fundit këngë e solli në muajin shtator në bashkëpunim me reperin Skerdi.

    Kënga e dyshes e titulluar “Melodia” ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve në YouTube.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!