×
  • Show Time
  • Show Time

    Genta dhe Usta i frikësohen “mësyshit”, kjo është dëshmia

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 18:18

    Edhe në këtë kohë, ka njerëz që besojnë në “syrin e keq” apo “syrin e mbrapshtë”, e ndër ta është edhe çifti i njohur, Genta Ismajli dhe partneri i saj, Huseyin Usta.


    Usta në profilin e tij në Instagram, në pjesën e biografisë, ka të shkruar Usta&Genta, dhe ka të vendosur simbolin e “syrit të keq”, shkruan Indeksonline.

    Se çfarë bëri që dyshja të besojnë në këtë simbol, ende nuk dihet!

    Çfarë është “syri i keq”?

    Syri i keq është një bestytni e përhapur në mesin e shumë popujve në lidhje me ndikimin e dëmshëm të shikimit të disa njerëzve.

    Një artikull në revistën Life Science të titulluar “Syri i keq: një vështrim më i ngushtë” i shkruar nga Benjamin Redford shprehet se dhimbja e shkaktuar nga syri i keq mund të shkojë nga diçka e vogël, deri te një problem serioz mjekësor apo edhe më keq.

    Shembuj në këtë artikull përfshijnë të vjella, depresion dhe pagjumësi.

    Nuk ka prova për të mbështetur ekzistencën e aftësive të padukshme siç është syri i keq. Për më tepër, nuk ekziston as ndonjë diskutim se kush ka aftësinë për sy të keq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!