×
  • Show Time
  • Show Time

    Getinjo dhe Mozzik paralajmërojnë projektin “El Chapo”

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 19:48

    Dy rep-artistët dhe njëherësh vëllezër, Mozzik dhe Getinjo, janë më të pëlqyerit në estradën shqiptare.


    Ata që në moshë të vogël kishin tentuar të jenë pjesë e industrisë muzikore, kurse tani janë në majat e suksesit.

    Sidoqoftë kësaj, në një postim në rrjetin social Instagram, Getinjo ka ndarë disa imazhe nga xhirimet e klipit me Mozzik.

    “El Chapo” mban titullin projekti, i cili do të jetë i qasshëm në platformat digjitale më 11 dhjetor.

    Producent kësaj radhë do të jetë Rzon Music, kurse për klipin do të përkujdeset Entermedia.

    Në fotografitë e publikuara, palët shihet me armë në dorë në një lagje me ndërtesa të vjetra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!