×
  • Show Time
  • Show Time

    Getinjo iu kundërpërgjigjet zërave që thonë se i ka rënë fama

    Reporteri
    11 Korrik 2020 | 9:28

    Reperi i njohur Getinjo, ka shprehur së fundmi revoltën e tij në rrjetet sociale, lidhur me disa fjalë që i kanë rënë në vesh.


    Në një shkrim të publikuar në InstaStory, Getinjo ka vendosur t’iu përgjigjet atyre që thonë se ai “ka dështuar” dhe “i ka rënë fama”.

    Getinjo thekson se arsyeja se pse ka qëndruar më në hesthje ka qenë zgjedhja e tij, por që mund të kthehet në piedestalin e dikurshëm sa herë të dojë.

    “Po më çuditin disa komente “ka dështur, s’po mundesh me dhezë, ke rënë shumë”. Unë s’kam punur për me dhezë edhe me qenë në qendër të vëmendjes këto 2,3 vitet e fundit. Për qef s’kam punuar, kam jetuar me krejt të mirat, pa stres, pa komplikime. Kësi tipi jam unë, kthehem kur të dua hehe edhe ju çuditi. Mos i jepni zor se Ghetto, yung Ghetto, Getinjo gjithnjë e ka sillur edhe gjithnjë do ta sjellë”, ka shkruar ai.

    Përndryshe, reperi nga Ferizaj ka publikuar pak ditë më parë këngën e tij më të fundit “P9”, e cila është pritur mirë nga fansat e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!