×
  • Show Time
  • Show Time

    Getinjo prezanton super-veturat që i ka “ble me djersë”

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 12:50

    Getinjo ka postuar një fotografi ku shihen dy vetura të tipit Mercedes.


    Reperi ka shkruar se këto vetura që ai posedon janë blerë ‘me djersë’, duke dashur të tregojë kështu se ai nuk ka fare gisht në skandalin që ka bërë kunata e saj, e që janë akuzuar se janë përfshirë edhe ai dhe vëllai i tij, Mozzik.

    Në mediat vendore dhe ato Zvicerane ka bërë bujë skandali i reperes së mirënjohur, Loredana Zefi, e cila dyshohet se të ketë marrë një çifti zviceran para në vlerë të 700 mijë frangave, ndërsa vëllai i saj 200 mijë franga.

    Në këtë skandal sipas 20minuten, është i përfshirë edhe kunati i saj, reperi i njohur, Getinjo. Në një artikull, 20minuten raportoi se Getinjo në vitin 2017 ka marrë nga çifti 12 mijë franga.

    Këtë madje e kanë dëshmuar me disa dokumente.

    Por Getinjo vazhdimisht insiston se ai nuk ka aspak të bëjë me këtë skandal, due postuar vazhdimisht regimet për këtë rast.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!