×
  • Show Time
  • Show Time

    Gjendet e vrarë brutalisht modelja e njohur 23 vjeçare

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 16:01

    Një modele dhe trajnere fitnesi është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Kaliforni.


    Në trupin e 23-vjeçares, Alondra Getsemani Villasenor kishte shenja të goditjes me thikë, ndërsa është qëlluar edhe me plumb në kokë.

    Mediat lokale thanë se ajo u gjet nga nëna e saj, e cila shkoi në shtëpinë e vajzës, pasi u përpoq ta kontaktonte në telefon, por nuk merrte përgjigje.

    Në momentin që hyri brenda, pa që vajza kishte ndërruar jetë.

    Mendohet se ajo kishte më shumë se 24 orë e vdekur pasi u gjet nga nëna e saj më 17 nëntor.

    Policia njoftoi se gjeti dy çanta kanabis dhe predhën e një plumbi të kalibrit 9 mm në vendin e ngjarjes.

    Po vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!