×
  • Show Time
  • Show Time

    Gjiko blen jaht privat

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 12:31

     Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, nëpërmjet disa postimeve në Instagram ka treguar se është bërë me jaht privat.


    “Me dashurinë. Fluturo. Jahti i bardhë. 900 kuaj/fuqi”, ka shkruar Gjiko pranë postimeve në Instastory.

    Kujtojmë se më herët Gjiko ka publikuar foto me mbishkrim “lodra të reja për djemtë e mëdhenj” pranë jahtit të vogël mirëpo me këto postimet e fundit vetëm se e ka konfirmuar se është i tij.

    Ai dhe bashkëshortja e tij Elita Rudi janë persona që kanë dëshirë të udhëtojnë shumë dhe e pëlqejnë detin.

    Ata madje zgjedhin vendet e nxehta edhe kur tek ne është dimër. Çifti janë bërë së fundmi prindër për herë të parë dhe djalin e kanë pagëzuar me emrin Zëri.

    Pavarësisht se nuk ka kaluar edhe shumë kohë prej lindjes së tij, Elita po shëtit vende të ndryshme së bashku me të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!