×
  • Show Time
  • Show Time

    Gjon Muharremaj radhitet i treti në Eurovision, ndërsa Anxhela Peristeri zë vendin e 21-të

    Reporteri
    23 Maj 2021 | 1:00

    Në Rotterdam të Holandës u mbajt finalja e Eurovision 2021.


    Në skenën e madhe të “Ahoy Arena” janë ngjitur plot 26 artistë nga 26 shtete të ndryshme, në mesin e tyre dy këngëtarë shqiptarë, shkruan Reporteri.net.

    Shqipëria me Anxhela Peristerin, arriti të marrë vetëm 57 pikë duke mbetur në vendin e 21-të, ndërsa Zvicra e cila po ashtu përfaqësohej nga një shqiptar, me Gjon Muharremaj, e që ishte favorite për të fituar, mori 432 pikë në total, duke zënë kështu vendin e tretë.

    Fitues i festivalit europian të këngës doli grupi Maneskin nga Italia me 524 pikë të grumbulluara.

    Në vend të dytë u radhit Franca me 499 pikë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!