×
  • Show Time
  • Show Time

    Gjykata vendos një muaj paraburgim për “Kobrën”

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 16:29

    Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Dibran Hoxhës, i njohur në publik me nofkën “Kobra”, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.


    Kurse të pandehurit L.B., i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “kanosje”.

    Por si ka ndodhur ngjarja?

    “I pandehuri L.B., me datë 02 prill në orët e mbrëmjes, në Prizren, seriozisht e kanos personin tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do t’i shkaktojë ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit apo shkaktimit të ankthit te personit tjetër – të pandehurit D.B., në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje që kishin para dy jave, i pandehurit L.B., i afrohet te tavolina të pandehurit D.H., dhe i drejtohet me fjalët kërcënuese “çu dil jashtë se t’i derdhi trutë” dhe kishte vendosur dorën në çantën e tij, me ç ’rast të njëjtit i shkakton ankth dhe frikë.

    Kurse më datë, kohë dhe vendin e njëjtë, i pandehuri D.H., i shkakton lëndime të rënda trupore dhe përkohësisht ia dëmton shëndetin të pandehurit L.B., në atë mënyrë që pasi që i njëjti i kërcënohet me fjalët e theksuara më lartë, në shenjë revolte e godet me grusht në fytyrë të pandehurin L.B., dhe pas rrëzimit në tokë e godet edhe me shqelma disa herë, me ç ’rast me këto veprime i shkakton lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar edhe në raportin mjekësor“, njofton Gjykata

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!