×
  • Show Time
  • Show Time

    Gjyshërit e Rita Orës dhe Dua Lipës shihen në fotografi duke shijuar një pije në Kosovë në vitet 1960

    Reporteri
    10 Maj 2021 | 17:45

    Babai i Dua Lipës kishte shpërndarë një fotografi të babait të tij dhe gjyshit të Rita Orës në vitin 2019.


    Gjyshërit e Rita Ora dhe Dua Lipa mund të shihen duke shijuar një pije në Kosovë në vitet 1960 në një imazh nga arkiva, i cili ka qarkulluar në mediat sociale, shkruan Daily Mail.

    Në imazhin e postuar nga babai i Duas, Dukagjin Lipa, 52 vjeç, në 2019, gjyshi i Ritës, Besim Sahatçiu, një regjisor filmi, TV dhe teatri dhe gjyshi i Duas, Seit Lita, një historian dhe intelektual, ulen së bashku duke shijuar një pije.

    Dukagjin Lipa shtoi një mbishkrim në fotografinë e postuar, “Babai im, Seit Lipa dhe z. Besim Sahatçiu. Gjyshërit e Dua Lipa dhe Rita Ora duke pirë një pije në qytetin e Pejës rreth viteve 1960. Gjyshërit miq”.

    Besim, i cili vdiq në 2005, ishte shumë i respektuar në fushën e tij dhe në 2018, Ministria e Kulturës e Kosovës e nderoi pas vdekjes me një Çmim për Arritjet e Jetës për Kinematografi. Atë vit, një rrugë në qytetin e Prishtinës u emërua pas tij.

    Seit ndërroi jetë në vitin 1999 dhe ishte i njohur në fushën e tij, duke vepruar si udhëheqës i Institutit Kosovar të Historisë nga 1990 deri në 1995.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!