×
  • Show Time
  • Show Time

    Granit Xhaka me dedikim për vajzën: Gjashtë muaj dashuri dhe lumturi, gjithçka më mirë prej se ti je këtu

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 20:51

    Sot vogëlushja e Granit dhe Leonita Xhakës, Ayana ka mbushur plot 6 muaj jetë, shkruan GazetaBlic.


    Futbollisti i Arsenalit ka bërë një dedikim për të në llogarinë e tij në Instagram, ndërsa ka publikuar dhe një fotografi të vajzës.

    “Princesha jonë është bërë 6 muajshe sot – 6 muaj dashuri dhe lumturi! Gjithçka është shumë më e mirë për ne prej se je ti këtu. Ne Të duam ty! Faleminderit Zotit për këtë përvojë të mrekullueshme të qenurit baba. Shpresoj që të gjithë ju jeni mirë dhe ju lutem qëndroni në shtëpi dhe të shëndetshem”, ka shkruar Xhaka.

    Granit dhe Leonita Xhaka u martuan në vitin 2018, ndërsa tani së bashku me vajzën, çifti jetojnë në Londër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!