×
  • Show Time
  • Show Time

    Grimieri me famë botërore me urim të veçantë për Anxhelinën

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 12:34

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, ka kohë që ka treguar afrimitetin me grimerin e njohur, Ariel Tejada.


    Ky i fundit njihet për miqësinë e mirë që ka me motrat Kardashian dhe Jenner, në veçanti me Kylie Jenner.

    Anxhelina dhe Ariel janë miqtë më të mirë të njëri-tjetrit dhe sigurisht që në ditëlindjen e këngëtares s’do të mungonte një urim nga grimieri i Kylie Jenner.

    Në llogarinë e tij në Instagram, ai ka ndarë disa prej momenteve më të bukura me Anxhelinën, si dhe e ka uruar me fjalë zemre.

    “Gëzuar ditëlindjen shpirti im binjak! Të dua pafund! Zemra ime! Të dua më shumë sesa je në gjendje ta imagjinosh! Lidhja jonë është e përjetshme! Ke “ngecur” me mua motër, derisa të thinjemi e të plakemi! Mbarova, të dua më shumë se gjithçka, mbaje mend këtë! Gëzuar ditëlindjen, mezi pres të festoj me ty!”- janë fjalët e tij.

    Këngëtarja ka lindur më 2 dhjetor të vitit 1993 dhe sot është 27 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!