×
  • Show Time
  • Show Time

    Grimieri shqiptar e thotë TROÇ: ‘Po, jam gay dhe dua të kem fëmijë!’

    Reporteri
    20 Tetor 2019 | 10:18

    Jam mashkull dhe më pëlqejnë meshkujt.


    Kjo është deklarata e grimierit dhe blogerit të njohur shqiptar, Dario Doka, i cili foli hapur për seksualitetin e tij.

    I ftuar këtë të shtunë, në emisionin “Pop Culture” në Top Channel, Dario tregoi se ndonjëherë mendon që të adoptojë fëmijë edhe pse kjo gjë paragjykohet nga heteroseksualët.

    “Unë jam mashkull dhe më pëlqejnë meshkujt. S’mund të ndryshoj! Unë dua të , askush nuk mund të vendosë nëse duhet të kem a jo, vetëm Zoti e vendos këtë. Fakti që jam gay nuk të bën të mos kesh fëmijë. Do bëhem me fëmijë dhe pik”, ka thënë Dario shumë i vendosur.

    Veç kësaj, grimieri ka treguar se është mbështetur nga nëna e tij dhe i ka qëndruar mjaft pranë. Por në anën tjetër, me babain e tij nuk ka asnjë kontakt prej disa vitesh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!