×
  • Show Time
  • Show Time

    Gruaja e aktorit mitrovicas Blerim Peci kujton burrin e saj të vdekur vite më parë

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 10:46

    Gruaja e aktorit mitrovicas tashmë të ndjerë Blerim Peci, ka kujtuar burrin e saj përmes një statusi prekës.


    Ajo në një postim në facebook ka shkruar se nuk po mund të mësohet pa burrin e saj ani pse kanë kaluar plotë tre vite nga ikja e tij.

    Gjithmonë shkruaj për ty, e bindur se fjalët nuk do të kenë lavdi sepse ti nuk ishe fjalë, ishe argument.

    Epoka jote këtu ishte jetë e jetuar për dhjetëra jetëra të tjera e me peshë po aq.

    Nuk po mësohem të jetoj pa ty, anipse sot 3 vite e gjysmë jam detyruar të filloj shkollën e mungesës. Po ngeci në klasë sepse evitimi i mungesës tënde është mision i pamundur.

    Shpesh me duket se po aktron sikur ke ikur nga kjo botë, po pres që të mbarojë ajo sekuencë filmike e të kthehesh. Shpesh më jepin ndjesinë se je pranë nesh edhe ëndrrat.

    Thjeshtë çdo gjë rreth meje ishte Bel, e tillë po vijon e do të vijojë. Kjo sepse ishe ti, ishe unik, siç edhe vete thoje Beli from Zhazha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!