×
  • Show Time
  • Show Time

    Gruaja e Casillasit publikon foto nga pushimet, e rëndë se çka i ka bërë kanceri asaj

    Reporteri
    18 Gusht 2019 | 13:52

    Sara Carbonero, gruaja e portierit legjendarë të Realit të Madridit, Iker Casillas, nuk po kalon aspak momente të mira së fundmi.


    Ajo është duke u përballur me kancer, më saktësisht me tumor në vezore, lajm ky që kishte ardhur vetëm pak ditë pasi Casillas kishte pësuar sulm në zemër, shkruan Reporteri.net

    Përkundër kësaj, gazetarja nuk e ka humbur optimizmin e saj të zakonshëm dhe, ndërsa shijon disa ditë qetësi në qytetin e saj të lindjes, ajo ka publikuar një fotografi me bikini në rrjetet e saj sociale në të cilën shfaq figurën e saj mbresëlënëse.

     

    View this post on Instagram

     

    ? . #lavidacercadelmaresvida #verano2019 #slowlife

    A post shared by Sara Carbonero (@saracarbonero) on

    Sidoqoftë, pamja ka shqetësuar disa prej ndjekësve të saj të cilët janë shqetësuar me gjendjen e saj.

    Ajo ka humbur shumë peshë, ashtu edhe siç mund të shihet nëpërmjet këtyre fotografive.

    Ndryshe, burri i saj, Iker Casillas ka filluar prapë punën me ekipin e tij Porton, derisa të rikuperohet plotësisht./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!