×
  • Show Time
  • Show Time

    “Gruaja e Ramushit blen veturë të re”, reagon Anita Haradinaj: Linçim dhe fushatë agresive ndaj meje

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 14:31

    Anita Haradinaj, ka reaguar sërish kundër lajmeve që kanë protagoniste atë. Kësaj radhe një portal i panjohur ka raportuar se gruaja e liderit të AAK-së, ka blerë një veturë të re.


    Anita e ka mohuar këtë lajm dhe e quajtur këtë informacion por edhe tjerat kundër saj si përpjekje për ta dëmtuar imazhin e saj.

    Por në një postim në facebook, moderatorja e njohur është shprehur e lumtur se fuqia e fushatave kundër saj po bie dita ditës.

    Ky është postimi i Anita Haradinaj: 

    Nëse ka pak vërtetësi ne thënien “të gjitha t’i falin por suksesin jo”, keto ditë jam bindur që kjo thënie qendron, duke e parë fushaten agresive me tendencë për të prishur imazhin, për të degraduar reputacionin e për të linçuar! Por, tash më është provuar kjo tendencë dhe fuqia e këtyre fushatave po bjen cdo ditë e më shumë, kjo ndoshta edhe po e rrit intensitetin agresiv të lajmeve të pavërteta! Megjithate, dashurine per popullin dhe kombin tim, Linçuesit nuk do arrijne t’a zbehin kurrë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!